Agjencia Zhurnal.mk.

SPAK kërkon 25 vite burg për Gjergj Cukalin, kreu i bandës së Myslym Shyrit

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë pretencën për bandën e të “fortit” të Myslym Shyrit në Tiranë, Gjergj Cukali.

Prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Ened Nakuçi kërkuan dënimin e Gjergj Cukalit me 25 vite burgim, ndërkohë që për Blendi Dedën u kërkua 22 vite burg dhe 21 për Paris Prengën.

Ndërkohë që për të pennduarit e drejtësisë, Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku, prokuroria kërkoi 8 vite burgim.

SPAK nisi hetimin për Gjergj Cukalin, pas deklarimeve të dëshmitarëve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, vëllezërve Enver dhe Edmond Jamaku.

Enver Jamaku tha se Cukali i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim që t’i vendoste tritolin mjetit të biznesmenit Gjon Mema në Kamëz.

Nën akuzë u vendosën dhe pjesëtarë të tjerë të bandës së Cukalit, ku pas dëshmive të vëllezërve Jamaku u zbuluan një sërë krimesh të tjera në Tiranë, përfshirë dhe baza të armatosura.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky