Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Integrimi në BE dhe pranimi i praktikave më të mira në punë janë imperativ për të gjithë pjesëmarrësit në MARRI

Shkup, 12 maj – Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt brifingu tradicional diplomatik për aktivitetet e Nismës rajonale për migrime, azil dhe refugjatë – MARRI. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues nga kori diplomatik, organizatat ndërkombëtare të pranishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues nga institucione të cilët kanë ingerenca në fushën e migrimeve.

Në ngjarje, fjalime përshëndetëse patën ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Qendrës rajonale MARRI, Sashko Kocev.

“Gjatë kryesimit dyvjeçar, Republika e Maqedonisë së Veriut e mori rolin e liderit aktiv dhe i la në dispozicion kapacitetet e veta me qëllim të arrijmë deri në përmbushjen e prioriteteve të kosntatuara përmes zbatimit të një sërë aktivitetesh të kahëzuara drrejt përforcimit të bashkëpunimit rajonal mes pjsëmarrëseve të MARRI-it dhe promovimit të dimensionit evropian në Ballkanin Perëndimor”, theksoi minsitri Spasovski, duke shtuar se takime të shumta, konferenca, punëtori, trajnime si dhe forma tët jera të bashkëpunimit të cilat kanë për qëllim t’i sendërtojnë dhe prëforcojnë kapacitetet e shërbimeve të administratave rajonale në pjesën e migrimeve u realizuan në suaza të mekanizmave të cilat i ka vendosur MARRI.

Ai theksoi se në periudhën e kaluar me sukses është ngritur niveli i bashkëpunimit mes MARRI dhe Agjencisë për azil të Bashkimit Evropian përmes organizimit të trajnimeve rajonale.

Me atë rast ai i përmendi dy nismat kushtuar evropianizimit të rajonit – Procesi i berlinit dhe Ballkani i Hapur, dy projekte të rëndësishme rajonale me mandat në avancimin e bashkëpunimit në rajon.

Drejtori i Qendrës rajonale MARRI Shkup, Sashko Kocev iu falënderua minsitrit Spasovski për mbështetjen e deritanishme dhe shfaqi bindje se i njejti do të vazhdojë me intensitet të pazvogëluar në periudhën në vijim.

Kocev paralajmëroi se po bëhen përpjekje për vendosje të rrjetit të ri për bashkëpunim dhe atë në pjesën gratë në policitë rajonale, Në fund u prezantuan deklarata nga organizata joqeeveritare nga rajoni të cilat ishin shfrytëzuese nga projektet të cilat i zbaton MARRI.

Përndryshe, Nisma rajonale për migrime, azil, refugjatë (MARRI) është themeluar në vitin 2004 në kontekst të Paktit për stabilitet përmes procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PEECP).

Pjesëmarrëse të MARRI-it janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja e hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Qendra rajonale e MARRI-it është sekretariat ekzekutiv i Nismës dhe pikës fikusi për konsultime, dialog, trajnime dhe aktivitete të tjera të dakorduara nga pjesëmarrësit, me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. MARRI është mekanizmi i vetëm rajonal me mandat themelor pë mbështetje të rajonit të Ballkanit Perëndimor në menaxhimin me migrimet përmes inicimit, lehtësimit dhe koordinimit tëp aktiviteteve, të kahëzuara drejt harmonizimit të kornizave juridike të pjesëmarrësve me të drejtën e BE-së; kapacitet dhe ndërtim institucional; këmbim i informatave.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky