Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Mosmarrëveshje mes Tot dhe të dashurës së tij ishte shkaku i përleshjes

Shkup, 12 prill – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot, siç tha, me indinjatë e hodhi poshtë të gjithë atë që këtyre ditëve u plasua në opinion për gjoja fshehjen e këtij rasti, ngecjen në hetim. Në asnjë moment nuk ka kurrfarë ngecje në hetim, lidhur me hendbollistin e vdekur kroat, Denis Tot.

Ai njoftoi se për njërin person i cili është në kërkim ka fletëarrest qendror, do të shpallet edhe fletëarrest ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa janë arrestuar dy persona pjesëmarrës në ngjarje. Zyrtarisht MPB nuk ka të dhëna se e ka braktisur shtetin.

Policia disponon me një video në të cilën në mënyrë të detajuar shihet se si po zhvillohet ngjarja, potencoi Spasovski, ndërsa nga biseda ekzistojnë më shumë dëshmi për atë se cila ka qenë arsyeja për ngjarjen.

“Sipas deklaratave që i kemi është një mosmarrëveshje personale midis vajzës dhe djalit”, informoi ministri Spasovski.

Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve potencoi se informacionet se nuk ka shenja dhune, siç tha, i kanë marrë edhe nëpunësit policorë të cilët punojnë në këtë rast.

Dezinformatat nuk ndihmojnë në hetim, porositi Spasovski dhe informoi se midis tjerash se në kuadër të veprimeve hetuese në bisedë janë thirrur edhe drejtuesi i diskotekës dhe një e punësuar të enjten në mesditë por edhe të gjitha personat të cilët kanë qenë në interes të hetimit dhe mund të ndihmojnë janë thirrur në stacion policor.

“Të gjitha lëndët që janë edhe nga personi që ka pësuar edhe nga personat e dyshuar janë ndërmarrë tek organet hetuese, do t’u bëhet ekspertizë që të jetë gjithçka siç duhet. Instituti për mjekësi ligjore kreu obduksion dhe i dha rezultatet dhe ato janë pjesë e procesit hetues. Policët nuk marrin pjesë në këtë proces, por Instituti e kryen obduksionin. I kemi marrë rrobat që i mbante, telefonin dhe të gjitha gjësendet që kanë qenë tek ai atë moment”, deklaroi ministri Spasovski.

Potencoi se janë duke u grumbulluar të dhëna dhe informacione lidhur me të gjitha aspektet dhe në mënyrë operative është duke u punuar, pas çka do të shihet rezultatet e të gjithë ngjarjes.

“Pas marrjes së informacionit ekipet tona kanë dalë dhe shkojnë fillimisht në Qendrën Klinike. Më tej kërkohen informacione nga Ndihma emergjente për të parë prej ku është marrë njeriu dhe janë duke u ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm. Informacioni që u plasua i pari në opinion bazohet pikërisht në ekspertizën dhe analizën që e kanë bërë personat mjekësorë në Qendrën Klinike. Ndryshe, veprimet hetuese vazhdojnë më tej deri në momentin e zbardhjes”, shpjegoi Spasovski, pas marrjes së sotme të donacionit në pajisje dhe automjete në vlerë prej 675 mijë euro për Policinë kufitare të MPB-së, që e dorëzoi Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holshtajn.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky