Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Po ndërmerren masa intensive për gjetjen e Vanja Gjorçevskës

Shkup, 1 dhejtor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se po ndërrmeren masa intensive për gjetjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u zhduk të hënën në rrugën për në shkollë.

Në deklaratë për media pas vizitës në SPB Shkup, ministri Spasovski tha se janë marrë në pyetje dhjetëra persona dhe se po kontrollohen pajisjet elektronike të familjes dhe vajzës.

“Është kontrolluar edhe shtrati i lumit Vardar, kontrollohen të gjitha hapësirat nëntokësore, jo vetëm në rrethinë, por edhe më gjerë. Po punohet edhe për marrjen e të dhënave nga kishat dhe manastiret në rrethinën e Shkupit dhe nuk do të ndalet me kaq, po punohet intensivisht”, tha Spasovski.

Ai iu falënderua edhe mediave për informimin objektiv dhe luftën kundër lajmeve të rreme, të cilat shpërndahen në mediat sociale.

Vanja është zhdukur të hënën herët në mëngjes në rrugën drejt shkollës. Sinjali i fundit nga telefoni i saj është humbur përballë sallës Universale në bulevardin “Aradhat partizane”.

Ministria e Brendshme ka publikuar foton dhe përshkrimin e saj në listën e personave të zhdukur, ndërsa edhe Interpoli është në kërkim pas saj. Për të kanë informuar edhe një pjesë e mediave nga rajoni.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky