Shkup, 5 tetor – Rezultatet janë të dukshme në çdo hap dhe të gjitha premtimet e dhëna para 5 viteve, para zgjedhjeve parlamentare janë realizuar, porositi nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski në tubimin në Karvanin “Më e mira për komunën time” në Komunën e Gazi Babës.
Spasovski theksoi se LSDM-ja katër vitet e kaluara ka punuar me zell, me përgjegjësi dhe llogaridhënie, duke shtuar se politikat e partisë janë për qytetarët, për rritjen e standardit të jetesës, për përparimin e infrastrukturës dhe kushte për jetë për çdo komunë, në çdo qytet dhe vendbanim.
“Para katër viteve trashëguam komuna të bllokuara në borxhe, pa plane për zhvillim, të shkatërruara, u ndihmuam të gjitha komunave t’i shlyejnë borxhet, siguruam edhe 500 milionë euro shtesë për projekte të reja në nivel lokal, në vend të barokut dhe përmendoreve, ndërtuam rrugë të reja, ujësjellës, kanalizime, stacioni filtrimi, kopshte, shkolla, biblioteka, kënde lojërash”, theksoi Spasovski.
Ai theksoi se katër vitet e kaluara janë realizuar mbi 7.000 projekte në komuna, prej mbi 200 janë në Gazi Babë, e cila në të kaluarën me VMRO-DPMNE-në, ishte harruar dhe komunë e shkëputur, pa ujësjellës dhe sistem kanalizimi në vendbanime.
Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja punon në parim të bllokadave dhe ndarjeve, një kopje e zbehtë e regjimit, e cila e tërheq vendin mbrapa.
Ai theksoi se me kryetarin aktual dhe kandidat për mandat të dytë Boris Georgievskin, Gazi baba u bë shembull pozitiv për punën e LSDM-së edhe në nivel lokal edhe në nivel qendror.
Kandidati për kryetar i Qytetit të Shkupit i LSDM-së, Petre Shilegovi në fjalimin e tij në tubim porositi se për katër vjet në Gazi Babë është investuar aq sa nuk ishte investuar për 12 vjet dhe është intervenuar në projekte të rëndësishme kapitale dhe për këtë sot Gazi baba po zhvillohet me një ritëm të shpejtë.
Duke u përqendruar në programin e ti, Shilegovi e paralajmëroi projektin Shkupi smart siti, me të cilin Shkupi do të bëhet një qytet pa sportele dhe qytet i parë plotësisht i digjitalizuar.
Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit për kryetar të Komunë së Gazi Babës Boris Georgievski theksoi se para katër viteve e ka ndërmarrë komunën me një borxh prej mbi 2 milionë euro një komunë plotësisht e harruar, e lënë në shekullin 19.
Për mandatin e ardhshëm Georgievski paralajmëroi ndërtimin e 4 kopshteve të reja për fëmijë në Hasanbeg, Qeramidnicë, Trubarevë dhe Inxhikovë, me kapacitet për 400 fëmijë të rinj, rikonstruktim të shtëpive të kulturës në Çento dhe Koloni, deponia Vardarishte mbetet e kaluar, ndërsa hapësira është planifikuar vetëm për gjelbërim, sport dhe rekreim.