Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski viziton shefin e policisë në Strugë, i dyshuari në paraburgim

Strugë, 29 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, kanë vizituar në spitalin e Strugës shefin e Policisë së Strugës, i cili dje u rrah brutalisht dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.

Duke i uruar shërim të shpejtë shefit të plagosur, Spasovski përsëriti qëndrimin e tij se sulmi ndaj pjesëtarit të policisë së RMV-së është sulm ndaj shtetit, prandaj duhet të ketë sanksione më të rrepta për ata që guxojnë të kryejnë një akt të tillë dhune.

“Dhuna është streha e fundit e kriminelëve, përpjekja e fundit për të frikësuar ata që janë përgjegjës për zbatimin e ligjit. Prandaj ndëshkimi nga organet e drejtësisë duhet të jetë i shpejtë, në kohë, i rreptë dhe pa lëshime. Dhe goditja e fundit e policisë deri në përballjen përfundimtare me krimin – më e forta”, tha Spasovski pas vizitës.

Dje në rrugën Risto Krle në Strugë i dyshuari S.N. me automjetin e tij i ka bllokuar rrugën shefit D.A, i cili ndodhej në automjetin e tij dhe fillimisht e ka sulmuar verbalisht, e më pas e ka plagosur me një mjet të mprehtë dhe më pas është larguar me vrap. Shefi është dërguar në spitalin e Strugës, ku ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky