Shkup, 12 prill – Dezinsektimi ajror (faza e parë) në rajonin e Qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të bëhet nesër në orët e hershme të mëngjesit, informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit.
Nesër, gjatë ditës, në rajoinin e Qytetit të Shkupit do të bëhet edhe dezinsektim tokësor (faza e parë) kundër larvave të mushkonjave.
“Nëse kushtet e motit nuk janë të volitshme, ose nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, i njëjti do të bëhet në ditën e parë të ardhshme, në terminet e njëjta, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme”, thuhet në kumtesën e QRMK të Qytetit të Shkupit.
Prej aty u rekomandojnë bletarëve që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletave