Agjencia Zhurnal.mk.

Spitali modular/ VMRO thotë se aktakuza nuk është e plotë: Fshihen fajtorët e vërtetë

Tetovë, 29 Korrik – Nga VMRO-DPMNE-ja sot kanë reaguar sërish në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë në lidhje me djegien e spitalit modular në Tetovë.

Nga kjo parti thonë se në rastin konkret Prokuroria nuk ka përfshirë fajtorët e vërtetë.

“Aktakuza e paralajmëruar për tragjedinë me spitalin modular nuk është e plotë dhe nuk i përfshin fajtorët e vërtetë, por persona të cilët janë shumë poshtë piramidës së përgjegjësisë. Kjo vetëm dëshmon se edhe rasti me spitalin modular, njëjtë si edhe me tragjedinë me Durmo Tursin dhe Besa Transin zhvillohen pa u gjetur shkaktari i vërtetë i sistemit, për shkak të të cilëve dhjetëra jetë ishin shuar para kohe. Aktakuza nuk i jep përgjigjet se cili është roli i Ministrisë së Shëndetësisë në ndërtimin e këtyre objekteve, si nga inspektimet kompetente ata kanë marrë leje që të punojnë, cila është përgjegjësia për materialet prej të cilëve ishte ndërtuar objekti dhe një varg i faktorëve të tjerë të cilët e shkaktuan tragjedinë”, thonë nga VMRO.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky