Agjencia Zhurnal.mk.

Spotify zbulon funksionin e ri të ‘Audiobooks’

Pasi prezantoi videot muzikore te përdoruesit Premium, Spotify njofton për një veçori të re të Audiobooks: numërimin mbrapsht.

Ky funksion i lejon përdoruesit e Spotify “të ruajnë paraprakisht” librat audio përpara datës së tyre të publikimit.

Pasi libri të ruhet, mbi të do të jetë i dukshëm një numërim mbrapsht që shfaq kohën e mbetur deri në publikimin e tij, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Kur libri të publikohet, Spotify do të njoftojë përdoruesit se ai është i gatshëm për dëgjim.

Veçoria e re do të jetë e disponueshme në të gjitha shërbimet ku librat audio janë të disponueshëm, duke filluar nga mesi i prillit.

Ndryshe, që kur u publikua në vitin 2023, përdoruesit kanë dëgjuar më shumë se 150 mijë tituj unik përmes shërbimit premium të Spotify. 

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky