Agjencia Zhurnal.mk.

Stacioni pastrimit në fshatin Orman me mjete nga fondet evropiane IPA

Shkup, 21 nëntor – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në kuadër të vizitës së sotme të punës në Komunën e Gjorçe Petrovit, kanë vizituar edhe stacionin e pastrimit në fshatin Orman.

“Qeveria investon në të ardhmen dhe në mënyrë të barabartë kujdeset për të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore. Me fondet evropiane, përmes Instrumentit për ndihmë para-antarësimit- fondet IPA kemi investuar 330.000 euro vetëm në komunën e Gjorçe Petrovit, me çfarë zgjidhet një problemm shumë i rëndësishëm i banorëve në fshatin Orman, qytetit, rrethinës dhe ndikon drejtëpërdrejt në përmirësimin e kushteve për jetë dhe ambientit jetësorë”, tha Mariçiqi.

Ai përkujtoi se banorët e fshatit po përballen me mungesë serioze të shërbimeve bazë publike,gjegjësisht qasje në sistemet mjedisore dhe trajtimin e ujërave të zeza në Orman. Ujërat e ndotura nëntokësore dhe sipërfaqësore, si dhe kontaminimi i shkaktuar i tokës, shtoi ai, i shkelin normat ekzistuese për sigurinë ushqimore dhe normat cilësore për prodhimin e produkteve bujqësore të shëndetshme dhe të sigurta.

Mariçiqi theksoi se me realizimin e intervenimeve pilot për trajtim të ujërave të zeza dhe përmirësimin me mbetjet e ngurta në rajonin ndërkufitar dhe me ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në fshatin Orman, fuqizohet kapaciteti për të menaxhuar dhe ulur rreziqet e ndotjes së mjedisit. Me këtë projekt të depozitimit të mbeturinave komunale dhe të ujërave të zeza të banorëve të Ormanit dhe në këtë mënyrë ndikon drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ujit, tokës dhe ushqimit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky