Agjencia Zhurnal.mk.

Stefanini: Pas luftës në Ukrainë, BE nuk ka opsion tjetër përveç zgjerimit

Shkup, 30 korrik – Porosia që anëtarët e BE-së e dërgonin që nga viti 2013, pas anëtarësimit të Kroacisë, është “pritni, pritni”, tani porosia duhet të jetë “lëvizni më shpejt dhe do të bëheni pjesë e BE-së”. Pas luftës në Ukrainë, BE-ja tani nuk ka opsion tjetër veçse të zgjerohet, gjë që do të kërkojë përshtatje nga ana e saj, meqë nuk duhet lërë vende të rëndësishme të presin pafundësisht, ndërsa vendet kandidate që janë të afta të bëjnë detyrat e shtëpisë, siç është Maqedonia e Veriut, duhet të mund të bëhen anëtare të BE-së në kohë të arsyeshme. Varet nga ju nëse jeni gati për këtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Këtë e porosit, mes tjerash, në intervistën për MIA-n Stefano Stefanini, ekspert për çështjet globale të sigurisë me përvojë shumë të pasur diplomatike. I pyetur se çfarë duhet të bëjë vendi në këtë moment vendimtar për perspektivën e tij evropiane, Stefanini shprehet përveshni mëngët, arrini një konsensus politik dhe përkushtojuni reformave nga agjenda e BE-së.

“Maqedonia e Veriut duhet të përveshë mëngët dhe të punojë në një qasje që përfshin të gjitha palët sepse hyrja në BE kërkon konsensus nga të gjithë njerëzit dhe nga të gjitha forcat politike. Reformat ndonjëherë janë të dhimbshme dhe ju duhet të keni të gjithë vendin pas jush. Kjo është ajo që duhet të bëjë Maqedonia e Veriut, e BE duhet të jetë e qartë se nëse Maqedonia e Veriut, deri në vitin 2028, 2029 ose ndonjë vit tjetër, plotëson kushtet për anëtarësim, ajo mund të anëtarësohet në Bashkimin. Anëtarësimi duhet të ndjekë parimin e regatës, që do të thotë se nëse e kalon kufirin, nuk ka nevojë të presësh askënd, thotë diplomati italian, i cili është ish-përfaqësues i përhershëm në NATO dhe ish-këshilltar diplomatik i Presidentit italian Xhorxho Napolitano, ndërsa ka shërbyer edhe në misione diplomatike në Nju-Jork, Kombet e Bashkuara, Moskë, Uashington dhe Perth.

Më poshtë vijon intervista e plotë për MIA-n me Stefano Stefanini, dhënë gjatë vizitës së tij në vend këtë javë në cilësinë e tij si i dërguari special i Italisë për kandidaturën e Romës për organizator të EXPO 2030. Stefanini ka ekspertizë të fortë në marrëdhëniet transatlantike, sigurinë, aftësitë mbrojtëse dhe industrinë, Rusinë dhe çështjet e BE-së. Për momentin, ka status të këshilltarit në Bruksel, si dhe në disa organizata ndërkombëtare think-tank. Ai është anëtar i bordit të drejtorëve të Rrjetit të njohur për Lidershipin Evropian.

Pas luftës në Ukrainë, çfarë drejtimi duhet të marrë politika evropiane e sigurisë?

“Vitin e ardhshëm BE-në e presin ndryshime institucionale për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe Bashkimi Evropian tani nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse të zgjerohet së pari, meqë BE-ja nuk duhet të lërë vendet e rëndësishme të presin pafundësisht. Turqia është shembull evident, ndërsa vendet kandidate që janë të afta të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë, të tilla si Maqedonia e Veriut, Ukraina, Mali i Zi, duhet të jenë në gjendje të bëhen anëtare të BE-së në kohë të arsyeshme. Kjo gjithashtu do të kërkojë përshtatje nga BE-ja. Konsideroj se BE-ja duhet të bëhet shumë më gjeopolitike kur bëhet fjalë ekskluzivisht për aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes. Besoj se rruga përpara për BE-në është të forcojë bashkëpunimin me NATO-n.

Cili është qëndrimi juaj për idenë e një politike të veçantë të BE-së për sigurinë?

“Kjo ide ka vdekur. Shikoni Finlandën dhe Suedinë, dy vende të rëndësishme me kapacitete të rëndësishme ushtarake. Pas 24 shkurtit të vitit 2022, respektivisht pas pushtimit rus të Ukrainës, ata vendosën që siguria e tyre kërkon anëtarësim në NATO, diçka që Maqedonia e Veriut e vendosi shumë më herët. Kjo nuk do të thotë që BE-ja duhet të heqë dorë nga ndërtimi i kapaciteteve të saj mbrojtëse, por duhet ta bëjë të qartë se aftësia mbrojtëse evropiane është plotësuese e NATO-s dhe Aleanca duhet të jetë ajo që ka qenë gjithmonë për Italinë, shtylla dhe themeli i sigurisë evropiane.

Maqedonia e Veriut është në një moment shumë të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Qeveria shpreson se vendi mund të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit deri në vitin 2030. A është kjo realiste të pritet dhe çfarë duhet të bëjë vendi për ta arritur këtë?

“Maqedonia e Veriut duhet të përveshë mëngët dhe të punojë në një qasje që përfshin të gjitha palët sepse hyrja në BE kërkon konsensus nga të gjithë njerëzit dhe nga të gjitha forcat politike. Reformat ndonjëherë janë të dhimbshme dhe ju duhet të keni të gjithë vendin pas jush. Kjo është ajo që duhet të bëjë Maqedonia e Veriut, e BE-ja duhet të jetë e qartë se nëse Maqedonia e Veriut, deri në vitin 2028, 2029 ose ndonjë vit tjetër, plotëson kushtet për anëtarësim, ajo mund të anëtarësohet në Bashkimin. Anëtarësimi duhet të shkojë sipas parimit të regatës, që do të thotë se nëse e kaloni vijën, nuk ka nevojë të prisni dikë.

Ekziston druajtja se Ukraina dhe Moldavia do të bëhen anëtare të BE-së përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor. A është kjo e mundur sipas Jush?

“Nëse Ukraina dhe Moldavia i plotësojnë kriteret më shpejt. Kjo varet nga arritjet e secilit vend. Nuk ka prioritete të vendosura. Vendet e Ballkanit Perëndimor, ose të paktën disa prej tyre, kanë qenë në procesin e pranimit për një kohë të gjatë dhe janë shumë përpara Ukrainës dhe Moldavisë. Por, anëtarësimi duhet të përcaktohet nga ajo që ka arritur secili vend. Prandaj, varet nga Maqedonia e Veriut nëse do të jetë gati sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse Maqedonia e Veriut është e përgatitur para Moldavisë dhe para Ukrainës, ajo duhet të hyjë para Moldavisë dhe para Ukrainës. Nëse Moldavia lëviz shumë shpejt, do të jetë para jush. Varet nga çdo vend dhe nga ajo se sa shpejt lëvizë.

A konsideroni se përcaktimi i kornizës së qartë kohore për zgjerimin e ardhshëm të BE-së do t’i ndihmojë vendet të jenë më të përkushtuara në përgatitjen për anëtarësim, duke marrë parasysh se ekziston një përqindje e lartë e euroskepticizmit për shkak të premtimeve të papërmbushura të BE-së?

Kjo varet nga vendet anëtare. Porosia që ata kanë dërguar që nga viti 2013, pas anëtarësimit të Kroacisë, është “pritni, pritni”, tani porosia duhet të jetë “lëvizni më shpejt dhe do të bëheni pjesë e BE-së”. Sigurisht që ka më shumë euroskepticizëm sesa ishte rasti 5 apo 10 vjet më parë. Njerëzit në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi apo Serbi duhet ta kuptojnë se nëse i zbatojmë gjërat, atëherë do të hyjmë në BE, dhe pastaj euroskepticizmi do të ulet.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky