Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka bërë një analizë të punës së Strategjisë Kombëtare për Rininë.
Muzhaqi tregoi se janë ngritur 61 këshilla vendorë rinor, si edhe janë mbështetur 47 organizata rinore me projekte rinore të zbatuara në gjithë Shqipërinë.
“Kemi zhvilluar programin kombëtar të praktikave të punës për të hapur dyert e administratës për të rinjtë, kemi mbështetur të rinjtë në fushën e teknologjisë me anë të programit të kodimit, është pilotuar programi flamur i Bashkimit Evropian i garancisë rinore për të gjithë ata të rinjtë që ende nuk kanë gjetur rrugën e duhur të karrierës, është themeluar agjencia e start-upeve dhe fondet për startup-et që mbështesin sipërmarrjen e të rinjve, si dhe shumë nisma janë ndërmarrë për ndërkombëtarizimin e universiteteve për ofrimin e diplomave të dyfishta.