Agjencia Zhurnal.mk.

Strugë, vaksinimi tek fëmijët bëhet rregullisht

Strugë, 31 mars – Teksa në të gjithë vendin numri i vaksinimit të fëmijëve lë për të dëshiruar, në qytetin e Strugës ky numër është shumë i lartë. Mjekët thonë se prindërit në Strugë janë të vetedijshëm se duhet t’i vaksinojnë fëmijët dhe kjo ndihmon në shmangjen e përhapjes së ndonjë epidemie. Megjithatë, ka rënie tek numri i rivaksinimeve, tek fëmijët 1 vjeç e gjysem. Sipas mjekëve kjo ndodh për shkak se prindërit dyshojnë qe kjo vaksinë mund të ndikojë tek zhvillimi i fëmijës.

“Vaksinimi tek ne është duke shkuar shumë mirë, përqindja e imunizimit është shumë e lartë. Tek fëmijë e vegjël pothuajse 99% janë të vaksinuar me DTP dhe Polio vaksinë dhe të tjera që janë në kombinim me to. Vetëm tek rivaksinimi I parë kemi numër pak më të ulët, ku numri bie tek 80%, kjo për shkak se është krijuar një ide që vaksina kundër fruthit ndikon në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve, gjë që nuk është e vërtet dhe dëshmohet me fakte.”, u shpreh mjekja Bozana Velkoska.

Në Strugë ka pasur disa raste me kollën e keqe tek fëmijët, por kane qenë me simptoma më të lehta, për shkak se fëmijët kanë qenë të vaksinuar.

“Në këtë situatë ku është shpallur epidemi në kryqytet, ne këtu kemi pasur nga 2 raste me pertusis, megjithatë janë fëmijē të cilët janë të vaksinuar dhe kaluan shumë lehtë. Prandaj apeloj që prindërit të mos bëjnë eksperimente me fëmijët por ti vaksinojnë, e të mos vijë situata që këto sëmundje të marrin jetë.”, tha Velkoska.

Mjekët thonë se prindërit nuk duhet të shqetësohen për efektet anësore të vaksinave, për shkak se efketet anësore mund të jenë të lehta që mund të kalohen edhe në kushte shtëpie. Thonë se tani vaksinat janë joqelizore dhe rastet e efekteve anësore janë shumë të rralla.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky