Agjencia Zhurnal.mk.

Sulmet e Izraelit e kanë kthyer veriun e Gazës në grumbull rrënojash

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) paralajmëroi se sulmet pa kriter që Izraeli i ka vazhduar që nga 7 tetori e kanë kthyer veriun e Rripit të Gazës në grumbull rrënojash, transmeton Anadolu.

MSF-ja bëri një postim nga llogaria e saj në platformën sociale “X” lidhur me situatën në Gaza, e cila ndodhet nën sulmet dhe bllokadën intensive të Izraelit.

“Sulmet pa kriter të Izraelit në luftën që vazhdon prej më shumë se dy muajsh e kanë kthyer Rripin e Gazës në grumbull rrënojash. Në spitalin Nasser në Khan Younis në jug të Gazës vazhdojnë të vijnë pothuajse çdo ditë të vdekur dhe të plagosur. Asnjë vend (në Gaza) nuk është i sigurt”, thuhet në deklaratë.

Lideri i ekipit mjekësor i MSF-së, Chris Hook, ka deklaruar: “Shërbimi i urgjencës në spitalin Nasser është i mbushur plotësisht dhe pacientët e rinj trajtohen aty. Ndërsa mjekët kalojnë mbi trupat e fëmijëve të vdekur për të trajtuar fëmijët e tjerë, të cilët edhe ato do të vdesin gjithsesi”.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky