Dy persona janë sulmuar të enjten në veri të Mitrovicës, njëri prej të cilëve është gazetar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti ka thënë shkurt se rasti është cilësuar “sulm fizik”.
Ndërkaq mediumi “Insajderi” ka bërë të ditur se në mesin e personave që janë sulmuar është kameramani i këtij mediumi, Jetmir Muji.
Kameramani i Insajderit, Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.
Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.