OKB ka njoftuar se një nga punonjësit e saj ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur në Gaza, pasi automjeti në të cilin ndodheshin u godit nga forcat izraelite. Përfaqësuesit e organizatës bënë thirrje për një “hetim të plotë” mbi atë që ndodhi dhe thanë se dënojnë të gjitha sulmet kundër stafit të OKB-së.
“Si pjesë e punës së tyre të përditshme, ata shkojnë në vende të ndryshme për të kontrolluar kushtet e sigurisë dhe në këtë rast ishte Spitali Europian në Rafah. Automjeti me të cilin ai udhëtonte ishte identifikuar siç duhet si pjesë e flotës së OKB-së”, tha zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq.