Futbollisti i Ishujve Faroe, Joan Simun Edmundsson është përforcimi i radhës për FC Shkupin. Sulmuesi shtatëgjatë vjen nga skuadra e “Akureyri”, ndërsa më parë ka vehsur fanellën e skuadrave të Beverenit, Vaaslandit në Belgjikë, Arminia Bielefeldit në Gjermani, Odense dhe Vejle në Danimarkë, si dhe Torshavn, Argir, Fredericia, Njukasëll (rezervat) dhe Viking.
Gjithashtu ka qenë pjesë e gjeneratave të kombëtares së tij Ishujt Faroe, ndërsa me përfaqësuesen e seniorëve ka 85 paraqitje dhe 8 gola të shënuar. Edmundsson është shprehur i kënaqur për arritjen e marrëveshjes me klubin tonë, duke premtuar se do të jetë një sfidë e re për te që të arrijë suksese të tjera së bashku me ekipin.