Agjencia Zhurnal.mk.

Sundar Pichai, drejtori ekzekutiv i Google, paralajmëron shoqërinë që të përgatitet për ndikimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale

Sundar Pichai, drejtori ekzekutiv i Google dhe Alphabet tha se “çdo produkt i çdo kompanie” do të ndikohet nga zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se shoqëria duhet të përgatitet për teknologjitë që janë të njëjta me ato të sapo lansuarat.

Në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të CNBC i cili u shfaq të dielën, intervistuesi Scott Pelley, i testoi disa nga projektetet e inteligjencës artificiale të Google dhe tha se “ishte pa fjalë” dhe se e ndjente se kjo ishte “shqetësuese”, duke iu referuar kështu aftësive njerëzore të produkteve të ngjashme me Bard, chatbot-in e Google.

“Ne si shoqëri duhet të përshtatemi për këtë teknologji”, i tha Pichai, Pelley-t, duke shtuar se punëtorët të cilët mund të ndikohen nga inteligjenca artificiale janë shkrimtarët, kontabilistët, arkitektët dhe ironikisht edhe inxhinierët softuerik, përcjell Telegrafi.

“Kjo rritje do të ndikojë tek çdo produkt tek çdo kompani”, deklaroi Pichai. “Për shembull, ju mund të jeni një radiolog, dhe nëse mendoni për pesë deri në dhjetë vjet nga tani, do të keni një bashkëpunëtor të inteligjencës artificiale. Vini në mëngjes, dhe të themi se i keni njëqind gjëra me të cilat duhet të merreni, dhe bashkëpunëtori në fjalë mund të i’u thotë, ‘këto janë rastet më kritike me të cilat duhet të merresh në fillim’”, shtoi ai.

Pelley shkoi edhe tek zona të tjera me produkte të avancuara të teknologjisë artificiale brenda Google, duke përfshirë edhe DeepMind, ku robotët ishin duke luajtur futboll, lojë të cilën ata e mësuan vet, në dallim me njerëzit.

Një njësi tjetër shfaqte robotë që njihnin sendet në një banak dhe i sollën Pelley-t një mollë të cilën ai e kërkoi.

Reklama

Kur ai paralajmëroi për pasojat e inteligjencës artificiale, Pichai tha se shkalla e problemit të dezinformimit dhe lajmeve dhe imazheve të rreme do të jetë “shumë më e madhe”, duke shtuar se “mund të shkaktojë dëm”.

Pelley u duk i shqetësuar edhe atëherë kur Pichai bëri të ditur se tek chatbot-ët ekzistonte “një kuti e zezë”, të cilën “nuk e kuptojnë plotësisht” pse dhe si del me disa përgjigje të caktuara.

“Ju nuk e kuptoni plotësisht se si funksionon ajo teknologji dhe megjithatë e keni lansuar atë?”, pyeti Pelley.

Ndërsa Pichai u përgjigj: “Më lejoni ta them kështu, unë mendoj se ne nuk e dimë plotësisht as funksionimin e mendjes të njeriut”.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky