Agjencia Zhurnal.mk.

Sveçla në takim me shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, merr mbështetje për realizimin e objektivave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, të cilin e ka përgëzuar për detyrën e re.

Në këtë takim, Sveçla ka thënë se për dikasterin që udhëheqë, UNDP është një partner i rëndësishëm.

Tutje, ministria ka bërë të ditur se është diskutuar për projektet që janë duke u zhvilluar suksesshëm aktualisht.

“Për këtë ministri Sveçla e falënderoi shefin e UNPD-së, për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për agjencitë e saj”, thuhet në komunikatën për media.

“Ndërsa, shefi i ri në UNDP-së, z. Nuno Queiros, falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e tij për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tutje. Ai theksoi se UNDP do të vazhdojë të mbështesë MPB-në për realizimin e objektivave të saja”.

Aktualisht UNDP dhe SEESAC, janë duke e mbështetur fushatën që është duke e zhvilluar Ministria e Punëve të Brendshme për parandalimin e të shtënave festive: ”Festo me Zemër, jo me armë”.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky