Në një kohë kur trupat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë ndaj ushtrisë ruse, inxhinierët ukrainas kanë gjetur një mënyrë që të përfshijnë në luftë edhe popullin vendas.
Mediat britanike raportojnë se Inxhinierët ukrainas kanë projektuar një raketë që familjet mund ta prodhojnë vetë nga materialet e përditshme.
E quajtur “raketa e popullit”, kjo raketë u krijua nga grupi i protestës anti-ruse Vidsich, dhe edhe pse precizioni i saj nuk është perfekt, ka një rreze veprimi prej rreth 87 miljesh.
“Një breshëri prej 20 prej raketave mund të kapërcejë mbrojtjen ajrore të armikut dhe të godasë objektivat në një thellësi të mjaftueshme”, ka pretenduar grupi.
Raketat mund të mbajnë deri në 20 kg eksploziv dhe të përdorin një motor 100 decibel pra që shkakton një zhurmë të madhe, çka do të shkaktonte frikë te ushtarët rusë.
Krijuesit e saj, pretendojnë se raketa do të luajë gjithashtu rolin e saj për të “harxhuar” municionet e rusëve, pasi trupat e Putinit do të përdorin armatimet e tyre për të rrëzuar raketat e prodhuara nga qytetarët me kosto të ulët.
“Raketat tona të thjeshta dhe shumë më të lira se sistemet raketore anti-ajrore të armikut”, pretendojnë inxhinierët.