Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar videon e fundit të VV-së me akuza ndaj qeverive të mëparshme.
Në një postim në Facebook, Tahiri tha se Qeveria nuk po punon, por po merret me video propagandistike me sulme e akuza ndaj kundërshtarëve politikë, përcjell arbresh.info.
Ai theksoi se pushteti i Kurtit ka rënë në gjendje të mjerueshme dhe dëshpëruese.
“Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza. Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin.”, ka shkruar Tahiri.