Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në shenjë pakënaqësie për vlerën e koeficientit, kanë lëshuar seancën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Është një pagë e pa përballueshme një pagë e cila e zbrazë Kosovën dhe e thellon varfërinë në vendin tonë. Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim të Qeverisë, ne sot vendosem që ta bojkotojmë këtë seancë. Ky koeficient nuk i’u ka nënshtruar një debati në parlament. Ky është një diktat nga Kurti dhe është koeficient që e ka përcaktuar ai personalisht”, tha ai.