Agjencia Zhurnal.mk.

Tajlanda pezullon importin dhe tregtinë e armëve të zjarrit pas të shtënave fatale në një qendër tregtare

Qeveria e Tajlandës tha se po pezullon lejet për importin dhe tregtimin e armëve të zjarrit, pas të shtënave fatale në një qendër tregtare që u morën jetën dy personave në fillim të kësaj jave, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

“Qeveria po pezullon dhënien e lejeve për importimin dhe tregtimin e armëve të zjarrit, reale dhe imituese, si një nga shtatë masat afatshkurtra për të përmirësuar kontrollin e armëve”, citon “Bangkok Post” të ketë thënë ministri i Brendshëm Anutin Charnvirakul.

Të martën, dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin Bangkok.

Policia arrestoi një të dyshuar 14-vjeçar, i cili, sipas shefit të policisë lokale, ishte “i mitur dhe dukej se vuante nga sëmundje mendore”.

Vitin e kaluar, rreth 22 fëmijë u vranë në një sulm me armë dhe thikë nga një ish-polic në një çerdhe.

Në vitin 2020, një ushtar qëlloi dhe vrau 29 njerëz dhe plagosi 57 në disa lokacione në dhe rreth qytetit verilindor tajlandez Nakhon Ratchasima.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky