Agjencia Zhurnal.mk.

Takim Ahmeti-Mickovski nuk paska ndryshuar asgjë, VMRO e vendosur për të rrëzuar bashkë LSDM-në dhe BDI-në

Shkup, 9 nëntor – Takimi i mbrëmshëm mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, u vlerësua si afrim i këtyre dy partive dhe mundësi që pas pesë vitev, prapë të formojnë qeveri të përbashkët, tani pa Gruevskin.

Takimi ndodhi në kohën kur VMRO-DPMNE është në hall me opozitën shqiptare, e cila nuk po mund t’i mbledhë “kokrrat” në një vend për të rrëzuar qeverinë dhe vetëm një ditë pasi Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së autorizoi Ahmetin të negociojë me të gjitha partitë.

Nga anëtarësia e BDI-së, ky takim u prit me optimizëm dhe me shpresë see do të marin fund edhe hallet e tyre për të mbajtur në pushtet LSDM-në e dobësuar në zgjedhjet lokale.

Mrëpo shenjat e para se takimi Ahmeti-Mickovski nuk ka kaluar mirë, u paraqitën mbrëmë, kur VMRO-DPMNE demantoi një pjesë të informacionit të liferuar nga burime partiake në BDI se në takim është biseduar edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe për Marrëveshjen me Bullgarinë.

E sinjale edhe më të forta se nuk ka ndodhur afrim i qëndrimeve mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së erdhën gjatë ditës së sotme, me deklaratën e koordintorit të grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski, i cili i propozoi deputetit Skender Rexhepi-Zejd mundësi për të ngritur interpelancë pa nënshkrimet e Levicës.

Sipas përfaqësuesit të VMRO-DPMNE-së, në këtë rast nuk votohet për ideologji por për çështjen siç thotë, nëse do të vazhdojë krimi dhe korrupsioni.

“Kolegë Skender Rexhpi, të ruajmë dinjitetin e deputetëve dhe ju bëj thirrje së bashku t’i japim fund shkeljes së deputetëve nga ana e regjimit hibrid dhe në përputhje me nenin 92 nga Kushtetuta, zgjidhni 19 deputetë nga grupa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët së bashku me ju do të ngritin iniciativë në Kuvend, për votim të mos besimit të Qeverisë dhe regjimit hibrid LSDM-BDI”, thotë Micevski në FB profilin e tij.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky