Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i Komisionit për sëmundje ngjitëse

Shkup, 7 shkurt – Komisioni për sëmundje ngjitëse sot duhet të takohet për gjendjen me të gjitha sëmundjet ngjitëse, duke përfshirë edhe me gripin dhe kollën e mirë.

Sipas të dhënave nga raporti i fundit të Institutit për shëndet publik (ISHP), rritet numri i të sëmurëve nga gripi, ndërsa në Resnjë, Kavadar dhe në Kratovë ka aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit.

Vlerësimet e kompetentëve janë se piku i gripit do të jetë deri në fund të muajit.

Tre raste të reja të kollës së mirë janë regjistruar në vend, me çka numri është rritur në gjithsej 15 nga fillimi i vitit. Doktor, Kristina Stavridis, epidemiologe nga Instituti i shëndetit publik, dje për MIA-n deklaroi se përmes sistemit për ndjekje të sëmundjeve infektuese, janë evidentuar gjithsej 15 raste nga fillimi i vitit. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky