Shkup, 8 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot e ka pritur Fehmi Stafën, avokat i shtetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin kanë biseduar për aktivitetet vijuese të Prokurorisë së përgjithshme në funksion të mbrojtjes juridike të të drejtave pronësore dhe interesave të shtetit.
Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, në takim shefi i shtetit e ka theksuar rëndësinë e rolit të avokatit të shtetit në sistemin e përgjithshëm juridik, në kontekst të sundimit të së drejtës si parakusht për progresin e shtetit.
“Reformat në fushën e sundimit të së drejtës, sipas presidentit Pendarovski, janë mes prioriteteve të shtetit tonë, që nuk duhet të ndërlidhet vetëm me procesin e qasjes drejt Bashkimit Evropian, por edhe me nevojën e shtetit funksional juridik dhe sistemin e drejtësisë, i cili do t’i mbrojë liritë dhe të drejtat tona dhe sistemin e përbashkët të vlerave, qëndron në kumtesë.