Agjencia Zhurnal.mk.

Takime të kryetarit të Kuvendit në kuadër të vizitës në Ukrainë

Shkup, 25 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, i cili ishte në Ukrainë me rastin e dyvjetorit të agresionit rus, ka realizuar takime me disa burrështetas, njoftoi shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Mitreski dje në Kiev u takua me Valerij Zub, kryetar i Grupit të Radës Supreme të Ukrainës për bashkëpunim ndërparlamentar me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësinë që në vitet e fundit bashkëpunimi në mes të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Radës së Lartë të Ukrainës është përmirësuar shumë. Në takim, siç u bë e ditur, u bisedua edhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, e veçanërisht për bashkëpunimin ndërmjet dy grupeve parlamentare për bashkëpunim, të cilat deri më tani kanë qenë aktive me takime dhe vizita të shumta të ndërsjella .

Në seancën e posaçme të Radës Supreme të Ukrainës, Mitrevski pati një takim përshëndetës me kryeministrin e Belgjikës, Akeksander de Krou. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky