Shkup, 2 dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që takimi i liderëve të hënën të sjell një takim konstruktiv, pa shantazhime në të cilin do të bisedohet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale si dhe marrveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhorë.
Kovaçevski theksoi se nuk ka Konsensus për anulimin e Qeverisë teknike tani, por në zgjedhjet e radhës.
Sipas tij, ajo nuk duhet të paraqesë pengesë por një ambient demokratik duke theksuar se opozitës i është ofruar të marrë pjesë në Qeveri për shkak të vazhdimit të rrugës evropiane.
“Takim i suksesëshëm i liderëve nënkupton se partitë politike do të ulen në tavolinë, se nuk do të egziston shantazhim nga një parti politike drejt të tjerave,arritje të marrëveshjes do të thotë se do të kemi mbajtje të zgjedhjeve me Kod zgjedhorë përgjithësisht të pranueshëm. Ne premtuam integrim të vendit në NATO, dhe e bëmë. Krahasojeni atë me një mjetë që ju çon drejt Uashingtonit ku janë të deponuara nënshkrimet për antarësim në NATO. Po i njejti mjet siguroi fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Taravari: Kemi dakordësi në koalicion
Edhe Aleanca për shqiptarët konfirmon pjesmarrjen në takimin e liderëve, ditën e hënë. Sipas kreut të kësaj partie partnerët e kualicionit qeverisës janë dakord që zgjedhjet parlametare të mbahen së bashku me ato presidenciale, ndërsa data finale pritet të konfirmohet gjatë takimit të liderëve.
“Ndërmjet partnerëve të koalicionit aktual qeveritar ka një dakordësi dhe me këto data planifikojmë të dalim dhe të kërkojmë përkrahje edhe prej partive të tjera opozitare dhe nëse gjindet një datë që është e pranueshme me një konsensus sa më të gjërë atëherë besoj se ditën e hënë do ta kemi datën definitive se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.” – deklaroi Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
VMRO: LSDM është nën ndikimin e BDI-së
Ajo që Kovaçevski nuk dorëzohet nga Qeveria teknike nënkupton se BDI ia ka ndaluar të heq dorë nga ideja për Kryeministër shqiptarë, reagojnë nga VMRO-DPMNE.
“Fakti që Kovaçevski nuk heq dorë nga qeveria teknike, do të thotë se BDI ia ka ndaluar të heqë dorë nga ideja që kjo qeveri teknike të ketë kryeministër nga BDI e kriminalizuar dhe kjo është konfirmim se në fakt kjo qeveri menaxhohet nga BDI me një nënkontraktor LSD-së.” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Takimi I liderëve të partive parlamentare do të mbahet të hënën në ora 12 në Kuvend, ku i ftuar është edhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi.