Shkup, 28 Korrik – Këshilli i Qytetit të Shkupit, me kërkesë të kompanive dhe shoqatave të taksive, ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transport me autotaksi të udhëtarëve në zonën e qytetit të Shkupit, të mbështetur nga pothuajse të gjitha grupet e këshilltarëve.
“Me këtë vendim vendosen në funksion tre tarifa për llogaritjen e çmimit të transportit me autotaksi, ndër të cilat kompanitë do të mund të vendosin vetë se me cilën tarifë do të llogaritin çmimin e transportit, pavarësisht çmimit të karburantit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Sipas vendimit të ri, tarifa 1 do të jetë 40 denarë për startin, 25 denarë për çdo kilometër të kaluar dhe 300 denarë për pritjen në vend për një orë.
Për tarifën 2 çmimet do të jenë 50 denarë startin, 30 dhe 420 denarë, me të njëjtën rënditje, ndërsa për tarifën 3 çmimet do të jenë 60 denarë startin duke filluar nga 35 denarë për kilometër dhe 420 denarë në vend.