Agjencia Zhurnal.mk.

Talevski: LSDM është për një njësi zgjedhore, për pragun dhe listat e hapura duhet të ketë debat

Shkup, 8 maj – Deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Talevski në pyetje të gazetarëve në konferencë për shtyp theksoi se partia e tij mbështet ndryshimet për Kodin Zgjedhor.

“LSDM i mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke marrë parasysh se pikërisht ne ishim partia e parë politike e cila në programin e vet, që në vitin 2016 propozuam një njësi zgjedhore”, u shpreh Talevski.

Ai shtoi se po ashtu mbështesin edhe ndryshimet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-së dhe ODHIR-it.

“Sa i përket pragut zgjedhor dhe listave të hapura si dhe duke marrë parasysh se Kodi Zgjedhor është miratuar me konsensus, bëjmë thirrje për debat, përmes grupit të punës nga ku edhe do të vërtetohet nevoja për lista të hapura dhe pragut”, u shpreh Talevski.

Sipas tij, duhet të diskutohet në lidhje me këtë çështje dhe më pas të gjitha propozimet e sjellura me konsensus të votohen në Kuvend.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky