Agjencia Zhurnal.mk.

Talibanët: Ndalimi i grave për të punuar për OKB, është çështje e brendshme

Administrata e talibanëve ka deklaruar se vendimi që gratë afgane të mos lejohen të punojnë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), është“një çështje e brendshme”, pasi organizata me shtrirje globale shprehu shqetësim për situatën e krijuar dhe njoftoi se do të rishikojë vendimin për të zhvilluar projekte në Afganistan.

Pas vërejtjes së OKB-së për kufizimet e reja që u vendosën javën e kaluar, Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i talibanëve, tha të mërkurën se ky vendim “duhet të respektohet nga të gjitha palët”.

Duke qenë se vendimi do të shkelte statutin e saj, OKB-ja ka deklaruar se nuk mund ta pranojnë atë. OKB-ja u ka kërkuar të gjithë punonjësve të saj që të mos punojnë në zyrat e organizatës deri më 5 maj, teksa organizata po kryen konsultime dhe rishikon operacionet e saj.

Të martën, Misioni i OKB-së në Afganistan tha se administrata talibane do të jetë përgjegjëse për çdo ndikim negativ humanitar në këtë proces.

Në një deklaratë, Mujahid akuzoi qeveritë e huaja për situatën humanitare të shkaktuar nga sanksionet e vendosura ndaj sektorit bankar dhe ngrirjes së aseteve të Bankës Qendrore afgane – që gjenden jashtë vendit – teksa disa prej këtyre aseteve janë vendosur në një fond mirëbesimi zviceran.

Disa diplomatë dhe zyrtarë të ndihmës në Afganistan si dhe në mbarë botën kanë shprehur shqetësimin se donatorët do të tërheqin mbështetjen për programin më të madh të ndihmës humanitare në Afganistan dhe se zbatimi i programeve dhe komunikimi me gratë dhe vajzat në këtë vend konservator do të jetë i pamundur nëse grave u ndalohet puna në OKB.

Autoritetet talibane në dhjetor njoftuan se shumica e punonjësve femra të organizatave joqeveritare afgane nuk do të lejohen të punojnë.

Agjencia humanitare e OKB-së ka njoftuar se një plan i madh financimi për Afganistanin për vitin 2023, është financuar më pak se 5 për qind.

“Nëse një plan financimi nuk sigurohet urgjentisht, miliona afganë do të përballen me urinë, sëmundje dhe vdekje”, tha OKB.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky