Agjencia Zhurnal.mk.

“Tani është koha t’i jepet prioritet paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”

Shkup, 5 prill – Tani është koha t’i jepet prioritet paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kështu deklaroi Stejt Departmenti për Zërin e Amerikës, duke u përgjigjur nëse SHBA-të janë të brengosura për informatat se ekziston rrezik Ballkani perëndimor të bëhet rajon i jostabilitetit përshkak veprimeve të disa agjentëve rus, transmeton Zhurnal.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov para disa ditëve paralajmëroi se Agjencia Bullgare Shtetërore për siguri nacionale ka hetuar spiunë të cilët punojnë kundër marrëveshjes mes RMV-së dhe Bullgarisë, si dhe kundër të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka çfarë të dajmë për komentet e kryeministrit Petkov. Do ju udhëzoja te Qeveria e Bullgarisë. Sa i përket stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përpjekjet ruse që të promovohet grindje politike nuk është diçak e re. Tani është koha t’i jepet prioritet paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Stejt Departmentit.

Ato gjithashtu shtojnë se do të vazhdojnë të mbështesin asiparatat evropiane të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Ne vazhdojmë që të mbështesim aspiratat evropiane të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor. Përshëndes përpjekjet e qeverive të RMV-së dhe Bullgarisë për zgjidhjen e kontestit”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Pendarovski deklaroi se nuk mund të komentojë pohimet e Petkovit se agjentë rusë kanë punua rkundër marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, sepse është bazuar në njohuritë dhe informatat nga institucionet dhe shërbimet bullgare.

Pendarovski tha se duhet t’i besohet Petkovit.

Pesë të punësuar në ambasadën ruse në Shkup u dëbuan javën e kaluar përshkak se siç tha Pendarovski, u ka skaduar manadati.

SHBAtë e përshëndetën dëbimin e spiunëve rusë nga ana e aleatëve në Evropë dhe Botë.

Ned Prajs nga Stejt Departmenti deklaroi se “qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në mbrojtje të sigurisë nacionale nga kërcënimet zbuluese të Federatë Ruse dhe nga kërcënimet për demokraci. Vazhdojmë me mbështetjen tonë të bashkuar për sovranitet dhe integritet teritorial të Ukrainës”, tha Prajs./zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky