Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari: ASH do të insistojë të hiqet 20%-shi

Shkup, 29 korrik – Në intervistën e tij për Top Chanel, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka thënë se rreth 30% e banorëve të Maqedonisë së Veriut i përkasin nacionalitetit shqiptar, por përkundër marrëveshjeve ekzistuese për një bashkëjetesë me maqedonasit, ata vazhdojnë të diskriminohen, duke potencuar edhe ndryshimet që janë bërë e që duhen arritur në integrimin e Shqiptarëve.

“Shkoni në lagjet e Shkupit, të banuara me maqedonas dhe do të shihni që është një qytet mbase ndër më të mirët në rajon. Nëse kaloni në zonat ku jetojnë shqiptarët, për shembull në Çair, Butel ise Saraj, do të shihni sikur jeni në një botë tjetër

Përkundër që gati gjysma e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga ministra shqiptarë, diskriminimi është i dukshëm”, nënvizon Taravari.

Ai thotë se përsëri për maqedonasit për pozicione të caktuara është nonsens që shqiptarët të udhëheqin, si p.sh. Njësinë speciale të policisë, për shqiptarët është e pamundur të jenë anëtarë të atyre njësive, Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë është nonsens të jetë shqiptar, kryeministri është nonsens të jetë shqiptar, kryetari i shtetit as që diskutohet.

Megjithatë, Taravari synon që me ndryshimet kushtetuese që do bëhen, të arrihen disa ndryshime në favor të shqiptarëve.

“Aleanca për Shqiptarët do të insistojë me këmbëngulesi që gjuha shqipe të definohet ashtu si duhet, jo si përqindje, por të jetë zyrtare, të jete gjuha shqipe dhe maqedonase, jo gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20%.

Por, për të arritur deri te ndryshimet, duhet punë”, shton kreu i Aleancës Shqiptare.

Ai gjithashtu thekson se nevojitet një strategji dhe mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

“Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë. Një strategji afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate, për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë”, ka theksuar lideri i Aleancës.

Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Arben Taravari për Top Chanel ka thënë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky