Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari: Ka një vendim të kryesisë se ASH-ja duhet të shkon në zgjedhje vetëm, por ky vendim mund të konfirmohet në janar

Shkup, 28 dhjetor – Aleanca për Shqiptarët në përcjellje të këtij viti 2023 organizoi brifing me gazetarët duke ju falemnderuar gazetarët për kontributin që japin me punën e tyre të palodhshme, duke raportuar edhe për punën e tyre, por edhe duke na kritikuar e korrigjuar për të mirën e përbashkët.

Gjatë këtij tubimi, Lideri i Aleanca për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari tha se në fillim të muajit janar do të mban Kuvendin Qendror në të cilin do të vendoset se si subjekti i udhëhequr nga Arben Taravari do të vepron në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Taravari tha se ka një vendim të kryesisë se ASH-ja duhet të shkon vetëm, por i njëjti mund të vërtetohet ose ndryshohet varësisht kërkesës së anëtarësisë. Kreu i ASH-së pranoi se momentalisht në negociatat është edhe me BDI-në edhe me opozitën shqiptare.

“Ka një vendim të kryesisë së partisë me të cilin neve duhet të dalim vetë në zgjedhjet parlamentare. Ky vendim mund të konfirmohet ose ndryshohet vetëm me vendim të Kuvendit Qendror i cili do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, pra në fillim të muajit janar. Unë jam në komunikim edhe me partitë opozitare edhe me BDI-në, por në fund natyrisht mbetet që refleksionin që e marrim nga baza ta përcjellim në Kuvend dhe kryesi dhe ky vendim të jetë vendim i sjell në bazë të kërkesës së anëtarësisë së ASH-së”, deklaroi Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky