Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari: Më 8 maj fitorja e opozitës shqitpare do të jetë e thellë

Shkup, 12 shkurt – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij “Argument plus” në TV24, tha se e gjithë kjo situatë që po ndodh në partinë e tij, ndodh për shkak se ai ka refuzuar ofertën e Ali Ahmetit dhe i është bashkuar opozitës shqiptare.

“Nëse 60% e kuvendarëve të partisë janë pro qëndrimit tim dhe 40% janë për grupin tjetër, te mbështetësit dhe votuesit e Aleancës për Shqiptarët është 90% pro qëndrimit tim”, tha kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Sipas tij, grupi tjetër i ASH-së është nën ndikim të BDI-së dhe ashtu siç i urdhëron BDI-ja, por populli tashmë ka vendosur për bllokun opozitar shqiptar.

“Pavarësisht se si do të garojmë, fitorja e shqiptarëve do të jetë e thellë kundrejt BDI-së”, deklaroi Taravari duke theksuar se partia politike nuk as vula e as partia, por njerëzit, ideali dhe kauza, ndërsa votuesi dhe mbështetësi i ASH-së, gjithmonë ka qenë kundër BDI-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky