Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari: Nuk e di pse disa bashkëpartiakë të ASH-së me çdo kusht duan koalicion me BDI

Shkup, 5 shkurt – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka mbajtur sot në mbrëmje një tubim nga qyteti i tij i Gostivarit, ku gjatë ditës së sotme ka pasur edhe kërcënime me jetë ndaj tij, tha se nuk e kupton pse disa funksionarë të Aleancës për Shqiptarët duan ta mbajnë BDI-në me çdo kusht në pushtet.

“Si kryetar partie që jam, kam të drejtën të shpreh mendimin tim, ta them atë që është më mirë për shqiptarët, për ta kthyer kredibilitetin e partisë. Por gjeta një nervozizëm te disa anëtarë të partisë, që janë edhe funksionarë, nuk e di pse janë ofruar me BDI-në dhe duan me çdo kusht ta mbajnë BDI-në në pushtet”, tha Taravari.

Ai shtoi se tani më shumë se kurrë ai është i bindur për rrugën që kanë zgjedhur, atë të bashkimit me opozitën shqiptare. Sipas tij, këtë ai e ka konstatuar në takim me të gjitha degët e partisë, duke folur në mbledhjen e Kryesisë së ASH-së para një muaji, por mbi të gjitha edhe me qytetarët që duan ndryshimin.

“Unë e dija se zëri i popullit është për bashkëpunim me opozitën, duke folur me kryetarët e degëve, duke folur në mbledhjen e Kryesisë para një muaji, por tash kur e shoh përkrahjen e popullatës, jam i sigurtë se ne duhet ta vazhdojmë këtë rrugë dhe sa më shpejtë ta sjellim ndryshimin te shqiptarët. E di se tani do të ketë mënyra që të më deskrititojnë si njeri, por gëzohem se popullin e kam me vete. Më së shumti që iu duhet tani shqiptarëve, është të sjelim ndryshime te ata dhe besoj se më 8 maj do të festojmë së bashku. 70 për qind të kuvendarëve janë përgjigjur pozitivisht kërkesës time për bashkëpunim me opozitën”, deklaroi Taravari.

#Taravari bashkë me #shokë: Nuk e di pse disa bashkëpartiak të #ASH-së me çdo kusht duan #koalicion me #BDI-në

#Taravari bashkë me #shokë: Nuk e di pse disa bashkëpartiak të #ASH-së me çdo kusht duan #koalicion me #BDI-në

Posted by TV21 Videos on Monday, February 5, 2024

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky