Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari për Davkovën: Është në euforinë e zgjedhjeve, duhet të jetë e kujdesshme dhe do ta përdorë “e Veriut”

Shkup, 13 maj – “Nuk është e ndaluar kur ne flasim publikisht… Unë shpesh them Maqedonia, as “Republika” as “e Veriut””.

Kështu është shprehur mes tjerash Arben Taravari nga VLEN në ClickPlus në TV21 kur u pyet se si e komentin veprimin e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova e cila gjatë betimit nuk e përdori emrin kushtetues, por vetëm Maqedonia.

Taravari tha se këtë Davkova e bëri nën euforinë e fushatës zgjedhore.

“Unë mendoj se zonja Davkova ende është në eufori të zgjedhjeve. Unë mendoj se nuk e ka bërë me vetëdije. Më shumë deklarativisht e ka bërë sa për të treguar se ka një lloj konsistence me fushatën zgjedhore. Deklarata e shpalljes si presidente është me “Maqedonia e Veriut”, dje pas inaugurimit njëjtë ka qenë me “Maqedonia e Veriut”. Para se të vij këtu më brifuan se ajo ka deklaruar se e ka përdorur ashtu dje, por që më tej do të përdorë emrin kushtetues si Maqedonia e Veriut”, tha Taravari më tej

Megjthatë Taravari përfundon duke thënë se presidenti duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës dhe shprehu besimin se Davkovka tani e tutje do ta përdorë “Maqedonia e Veriut” dhe se nuk do ta përsërisë situatën e djeshme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky