Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari përkujton dëshmorët e Tanushës: I përjetshëm kujtimi për të përjetësuarit!

Shkup, 29 korrik – Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se Tahir Sinani me bashkëluftëtarët e tij jo vetëm që janë spektri i frymëzimit për angazhimin e shumëkujt, por janë edhe indikatorë që shpalos para nesh errësirën e shumë marrëveshjeve të dëmshme politike, që janë e kundërta e vullnetit të popullit shqiptar dhe luftës çlirimtare të tyre, përcjell zhurnal.mk.

“22 vite më parë, më 29 korrik të vitit 2001, në fshatin Tanushë në Malësinë e Gostivarit ra heroikisht komandanti nga Tropoja, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij, Naser Ademi, Brahim Ademi, Hisë Fazliu dhe Hyrë Emini. Luftëtarë si Tahir Sinani, Naser Ademi, Brahim Ademi, Hisë Fazliu dhe Hyrë Emini, jo vetëm që janë spektri i frymëzimit për angazhimin e shumëkujt, por janë edhe indikatorë që shpalos para nesh errësirën e shumë marrëveshjeve të dëmshme politike, që janë e kundërta e vullnetit të popullit shqiptar dhe luftës çlirimtare të tyre”, shkruan Taravari në statusin e tij.

Këta pesë dëshmorë, ishin të pathyeshëm në bindje dhe në veprim, thotë më tej në shkrimin e tij Taravari.

“Ata janë pikëprerja e saktë mes betimit dhe luftimit. Amaneti i tyre patjetër të shkojë në vend – I përjetshëm kujtimi për të përjetësuarit!”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky