Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari: Refuzimi i ofertës së Ali Ahmetit shkaktoi krizën në partinë tonë

Shkup, 12 shkurt – Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për emisionin “Argument plus” në TV24, tha se situata e krijuar në partinë e tij është pasojë e refuzimit të ofertës së Ali Ahmetit dhe bashkimit me opozitën shqiptare.

“Nëse 60% e kuvendarëve të partisë janë pro qëndrimit tim dhe 40% janë për grupin tjetër, te mbështetësit dhe votuesit e Aleancës për Shqiptarët është 90% pro qëndrimit tim”, tha kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Ai theksoi se, në sytë e votuesve dhe mbështetësve të ASH-së, qëndrimi i tij është më i rëndësishëm se ndikimi i BDI-së, dhe se ata kanë vendosur për bllokun opozitar shqiptar.

“Pavarësisht se si do të garojmë, fitorja e shqiptarëve do të jetë e thellë kundrejt BDI-së”, deklaroi Taravari duke theksuar se partia politike nuk as vula e as partia, por njerëzit, ideali dhe kauza, ndërsa votuesi dhe mbështetësi i ASH-së, gjithmonë ka qenë kundër BDI-së”, shoi ai.

Kjo deklaratë vjen në kontekstin e një mosmarrëveshjeje të theksuar në brendësi të ASH-së, ku një pjesë e anëtarëve duket se janë në konflikt me drejtimin e Taravarit dhe të tij bashkëpunëtorëve, përballë një tjetër grupi të cilin ata e lidhin me BDI-në.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky