Agjencia Zhurnal.mk.

Taravari thotë se zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk do të jetë kusht për koalicion qeverisës

Shkup, 25 shkurt – Kreu i ASH-së, Arben Taravari thotë se ideja që presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend nga deputetët, nuk do të jetë kusht në bisedimet për koalicion qeverisës, përcjell TV21. Në lidhje me mos-pranimin e kësaj ideje nga partitë politike maqedonase, Taravari tha se ata veprojnë në mënyrë emocionale, e jo racionale.

“Jo, jo, aspak nuk është përmendu, unë nuk e di, ndoshta në fjalimin e Ahmetit është thënë, por në fjalimin tim aspak nuk ka qenë kushtëzim, por thamë se nëse tashmë hapin ndryshime të Kushtetutës, përveç shtimit të pakicës bullgare dhe pakicave tjera, që është kusht për nisjen e negociatave, thash se është mirë që të hiqet 20% nga Kushtetuta për gjuhën shqipe dhe e treta të hapet debat, diskutim për eventualisht zgjedhje të presidentit të shtetit, ashtu siç ka ndodhur në vitet e 90′-ta kur u zgjodh kryetari i parë i Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Taravari në Sitel.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky