Reperja e njohur shqiptare, Tayna është duke punuar për projekte të reja muzikore.
Kështu ka bërë të ditur vet ajo në një postimi të radhës përmes llogarisë së saj në Instagram.
Rap-artistja ka publikuar një fotografi joshëse në InstaStory teksa njoftoi adhuruesit e saj se projektet e reja janë rrugës.
Autorja e “Sicko” tha se shumë surpriza nga ajo po vijnë teksa u shpreh se mezi pret t’i ndaj me fansat.
“Shumë surpriza po vijnë, mezi po pres t’i ndaj me ju. Projektet e ardhshme janë flakë, nuk e di a jeni gati”, ka shkruar reperja.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e saj e fundit mban titullin “Merri”, të cilën e solli në shkurt të këtij vitin.
Përveç kësaj, Tayna gjithashtu mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.