Agjencia Zhurnal.mk.

Të dhënat tregojnë se Teslat që drejtohen nga autopiloti përplasen më shpesh se makinat e markave rivale

Qeveria amerikane do të lëshojë për publikun të dhënat mbi përplasjen e makinave që kanë sistem drejtimi automatik ose gjysmë automatik, të dhëna në të cilat pritet që Tesla të jetë më e veçuar, markë kjo e cila fatkeqësisht ka një numër të madh përplasjesh.

Në ditët në vijim, Administrata për Sigurinë Kombëtare në Trafikun e Autostradave planifikon që të publikojë numrin e aksidenteve mbi të cilat ata kanë mbledhur informacione për afro një vit.

Nga agjencia javën e kaluar gjatë një raporti të ndarë thanë se kanë dokumentuar mbi 200 aksidente në të cilat u përfshin vetura të markës Tesla me drejtim automatik të autopilotit, sisteme sikur “Vetë-Drejtim i Plotë” “Drejtim i Ndërgjegjshëm mbi Trafikun”, dhe sisteme tjera të drejtimit gjysmë automatik të veturave Tesla.

Numri i përplasjeve i markës Tesla është dukshëm më i lartë në krahasim me markat tjera sipas të dhënave të cilat u ofruan tek Associated Press, në prag të publikimit të të dhënave nga ASKTA. Numri i përplasjeve të makinave Tesla u shfaq si pjesë e hetimit të ASKTA mbi përplasjen e veturave Tesla me veturat e emergjencave dhe vetura tjera të cilat në momentet e aksidenteve ndodheshin në rrugë.

Tesla në ndërkohë ka më shumë vetura që operojnë me sistem drejtimi gjysmë automatik në SHBA në krahasim me prodhuesit e tjerë të veturave në vend, afro 830 mijë modele të prodhuara, prodhim ky i cili filloi tek në vitin 2014, dhe si kompani i marrin të dhënat online në kohë reale nga veturat e tyre.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky