Agjencia Zhurnal.mk.

Të jetosh me vetminë dhe traumën e kancerit të pashërueshëm

Një diagnozë kanceri të pashërueshëm, e përmbys jetën e një njeriu. Një gjë e tillë i ndodhi Veronika Lukasovës, një fotografe, pedagoge, artiste në Britani. Historia e saj është ajo e një gruaje që ka çdo arsye për ta shijuar jetën: Familje, karrierë të suksesshme, por me diagnozën që mori, jeta është pikërisht ajo ku nuk mund t’i mbajë shpresat. Megjithatë Veronica po e kthen betejën e saj me kancerin në një libër të hapur. Ajo po përgatit një botim me mbështetjen e një fondacioni që është kthyer në oazin e saj.

Veronika Lukasova është fotografe, pedagoge dhe artiste. Ajo po shkruan një libër ku përshkruan se ç’do të thotë të jetosh me kancer të pashërueshëm. Veronika është nga Republika Çeke, dhe u njoh me bashkëshortin e saj anglez, kur punonin në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni. Ata kanë një djalë 10 vjeç, Vigo dhe jetojnë në Angli.

Në shkurt 2021, Veronika pati probleme me stomakun dhe u konsultua me mjekun. Analizat e gjakut treguan praninë e një tumori. Katër muaj më pas, ajo u diagnostikua me një kancer të rrallë pseudomiksoma peritonei, ose PMP që rritet ngadalë dhe që shpesh fillon në apendicit por edhe në organe të tjera si zorra e trashë dhe vezoret.

Në gusht 2021, Veronika bëri një operacion ku hoqi pjesërisht ose tërësisht shtatë organet e brendshme.

Megjithë gjendjen e saj të rëndë me rrezik për jetën, ajo nuk kishte mbështetjen e duhur për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19.

“Ishte vërtet e vështirë ta pranoja, sepse ndjehesha e shëndetshme. Bëja fiskulturë, isha plotësisht e angazhuar. Por fillova të humbas peshë dhe vura re një farë fryrjeje të stomakut. Nuk e imagjinoja dot se si do të kaloja nga një person i shëndetshëm në një kolaps të plotë, sepse operacioni ishte brutal, pasi heqin aq shumë organe dhe është si të bësh disa operacione në një. Të gjitha këto ia kam shpjeguar edhe djalit. Çfarë do të ndodhë? Dhe e gjitha ndodhi gjatë izolimit, kështu që ata nuk mund të hynin me mua në spital”, kujton ajo.

Ajo pati komplikacione pas operacionit, mpiksje gjaku në mushkëri dhe një infeksion bakterial, që do të thoshte se kishte nevojë për transfuzion gjaku.

Sipas onkologëve, duke qenë se se ky lloj kanceri rritet kaq ngadalë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që e kanë për vite me radhë.

Në shtator të vitit të kaluar, mjekët i thanë Veronikës se kanceri po rikthehej dhe ishte i pashërueshëm.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky