Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në shpërthimin e sotëm në një fabrikë kimike në lagjen veriore të Indisë, Hapur.
Fatkeqësia ka ndodhur pasi ka shpërthyer një kazan në një objekt industrial në Daulan, 60 kilometra nga Nju- Delhi.
Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, por dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë.