Agjencia Zhurnal.mk.

Të premten do të bëhet dezinsektimi në Tetovë

Shkup, 2 gusht – Me datë 04.08.2023 (e premte) vit. SH.T.P.SH PRONTTO në bashkëpunim me Komunën e Tetovës do t’a realizoj dezinsektimin e parë nga toka në territorin e Qytetit të Tetovës për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

“Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas ora 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër ne kushte në të mira atmosferike.

Për dezinsektim do të përdoret preparati tretur në bazë tě prospekteve të prodhuesti për përdorin edhe atë 50 ml/11. Andaj qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit.

Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe t’i largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky