Agjencia Zhurnal.mk.

Të punësuarit në DAP kërkojnë nënshkrimin e Marrëveshjes së re kolektive për paga më të larta ose paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Shkup, 13 qershor – Të punësuarit në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP) sot në protestën para Ministrisë së Financave shprehën pakënaqësinë e tyre për mosdhënien e pëlqimit nga ana e ministrit të Financave, Fatmir Besimi për nënshkrimin e Marrëveshjes së re kolektive për rritjen e pagave.

Kryetari i Organizatës sindikaliste “Solidariteti” pranë DAP-it, Vase Nedanoski deklaroi se është hartuar Marrëveshje e re kolektive në të cilën janë përcaktuar të drejtat e nevojshme për funksionimin e administratës, përfshirë edhe të drejtën për rritje të pagave i cili është miratuar sipas nenit 66 të Ligjit për buxhetet.

“Përmbajtja e tillë e kontratës është pranuar nga të dyja palët dhe është dërguar për miratim në Ministrinë e Financave”, theksoi Nedanoski duke shtuar se me qëllim për të bërë kompromis lidhur me marrëveshjen, punonjësit e DAP-it janë tërhequr nga disa të drejta financiare.

Të punësuarit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike paralajmërojnë se nëse nuk nënshkruhet Marrëveshja kolektive e cila mundëson rritjen e pagave për 30 për qind për punëtorët, hapi i ardhshëm është grevë radikale e cila, siç theksoi Nedanoski, “do të jetë në dëm të gjithë vendit”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky