Agjencia Zhurnal.mk.

Te shtetasi i Austrisë që ndërroi jetë në rrugën drejt Kodrës së Diellit është gjetur edhe një çantë me shumë para

Te shtetasi i Austrisë që ndërroi jetë më 7 prill pas aksidentit në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, është gjetur një çantë me para.

“Më datë 07.04.2024 rreth orës 17:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, në hyrje të Rasadishtes nga Tetova, automjeti i pasagjerëve “Suzuki” me targa austriake, i drejtuar nga. E.V. (80) nga Vjena – Republika e Austrisë, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, i cili ndodhej i vetëm në automjet. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, thuhej në njoftimin e MPB-së.

Nga Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë thonë se përveç trupit të pajetë, janë gjetur edhe para, që i janë dorëzuar policisë, transmeton Sloboden Pecat.

“Ishte një rënie e thellë e automjetit, prej rreth 150 metrash. Viktima ishte jashtë veturës, gjërat ishin të shpërndara edhe jashtë. Ka edhe fotografi dhe gjëra që i kemi dokumentuar, kemi parë para rreth veturës si dinarë serbë, euro dhe denarë. Në një çantë, sipas asaj që kanë parë zjarrfikësit e tjerë, kishte një sasi të madhe parash që i posedonte viktima. Një shumë e madhe me euro”, tha Avni Ameti, kryekomandant i zjarrfikësve në Tetovë.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky