Makedonski Telekom me fushatë të fuqishme për lidhje të vërtetë: le të bëjmë vend për empatinë, mirëkuptimin dhe afërsinë
▪ Nxitje për transparencë, mirëkuptim të ndërsjellë dhe optimizëm digjital
▪ Veprat e Goran Stefanovskit si frymëzim
Makedonski Telekom e fillon fushatën “Le të bëjmë vend”, e cila inkurajon dhe frymëzon transparencën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, të cilat janë të rëndësishme për lidhje të vërtetë.
Sot, nëpërmjet teknologjive digjitale, jemi më të lidhur se kurrë. Por prej vitesh jetojmë në pasiguri dhe krizë, humbasim besimin te të tjerët, besimin në një të ardhme më të mirë, izolohemi dhe mbyllemi dhe jemi gjithnjë e më të prirur ndaj konflikteve dhe jotolerancës. Sipas hulumtimit, kjo më së shumti i prek të rinjtë me një intensitet që ka ardhur duke u rritur me shpejtësi vitet e fundit. Edhe pse jetojmë në një botë të lidhur, ne nuk jemi të lidhur prej së vërteti.
Me fushatën “Le të bëjmë vend” e hapim temën e sfidave me të cilat përballemi si shoqëri. Me teknologjinë digjitale, ne duam të krijojmë lidhje dhe të krijojmë momente që frymëzojnë hapjen dhe inkurajojnë mirëkuptimin reciprok, sepse besojmë se lidhja e vërtetë kërkon një botë të hapur. Ne e quajmë atë optimizëm digjital, i cili është i lidhur ngushtë me markën tonë dhe vendosmërinë e fortë për të qenë një partner i besueshëm për njerëzit në kohë sfiduese dhe për t’i lidhur ata me gjithçka që ka rëndësi për ta në jetën e tyre.
“Roli ynë është t’i lidhim njerëzit përmes shërbimeve të komunikimit, por ne kemi përgjegjësinë të jemi shumë më tepër sesa thjesht një ofrues shërbimi. Besojmë se teknologjia digjitale nuk është vetëm një mjet për lidhje, por edhe një mjet për bashkimin dhe përhapjen e optimizmit digjital. Prandaj, ne bëjmë thirrje për transparencë dhe mirëkuptim, në mënyrë që ta pranojmë njëri-tjetrin, dhe pastaj të lidhemi realisht”, – theksoi Emilia Andonovska, Drejtoreshë kryesore komerciale për abonuesit privatë.
Veprat e Goran Stefanovskit si inspirim
Fushata është frymëzuar nga veprat e autorit kult Goran Stefanovski, të cilat janë të gdhendura në kujtesën tonë dhe janë po aq të forta dhe të vërteta edhe sot. Veprat e tij pasqyrojnë shpirtin dhe kulturën tonë, jetën tonë, bëjnë thirrje për bashkim, unitet, tejkalim të dallimeve dhe na bashkojnë si komb dhe si popull. Puna e tij është një kujtesë se ka më shumë gjëra që na lidhin sesa na ndajnë.
Fuqia e kolektivit
Fushata do të përfshijë njerëz të famshëm, influencues, muzikantë, sportistë… me historitë e tyre për sfidat me të cilat janë përballur, por është e nevojshme të përfshihen sa më shumë njerëz, sepse edhe lidhja më e vogël mund të bëjë një ndryshim të madh dhe të krijojë lidhje reale. Nëpërmjet thurjes #BëjVend, secili mund ta ndajë historinë e tij. Kjo thurje e nxjerr në pah fuqinë e kolektivit dhe na inkurajon të jemi aktivë dhe të zëshëm dhe të luftojmë së bashku kundër paragjykimeve.
Një video me një mesazh të fuqishëm
Fushata hapet me një video që dërgon një mesazh të fuqishëm: edhe pse mendojmë se kemi pak gjëra të përbashkëta, ne prapëseprapë mund të kapërcejmë dallimet tona dhe të lidhemi prej së vërteti. Le të bëjmë vend për të renë, të ndryshmen dhe të bukurën dhe së bashku të krijojmë një botë ku çdo marrëdhënie na pasuron, duke e bërë të ardhmen tonë kolektive më të mirë.
Koncepti kreativ është krijuar nga agjencia e marketingut Saatchi&Saatchi Maqedoni, pjesë e grupacionit Publicis.
Në kuadër të fushatës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë vitit, janë planifikuar më shumë aktivitete.
Lexoni më shumë në: https://www.telekom.mk/napravimesto.nspx
Shikoni videon në: https://www.youtube.com/watch?v=TtJlA2wYnbg
Më shumë në: www.telekom.mk https://www.facebook.com/TelekomMK; https://www.instagram.com/telekom_mk/; https://twitter.com/TelekomMK