Agjencia Zhurnal.mk.

Temperaturat e larta, AME me apel për qytetarët: Të jeni të kujdesshëm në shmangien e shkaktarëve të zjarrit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), iu është drejtuar qytetarëve me apel për aktivizëm në parandalimin e zjarrvënieve në pyje dhe hapësira tjera, publike dhe private.

Sipas një komunikate për media, sezoni i verës karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura.

Andaj, AME-ja ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë në shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit kudo që ai mund të paraqitet.

Kjo thuhet se përveç tjerash obligohet nga Kushtetuta e Kosovës si dhe aktet tjera ligjore e nënligjore.

“Të nderuar qytetarë, meqenëse kemi hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore e me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit,

Aelojmë të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon, pasi që për një veprim të tillë përveç tjerash na obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore”, thuhet në apelin e agjencisë.

Tutje, AME-ja ka rikujtuar se zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.

“E rëndësishme, në rast se hasni në ndonjë rast dyshimi për rrezik nga zjarri numrat emergjent në të cilët ju duhet të drejtoheni dhe t’i informoni por edhe ndihmë të kërkoni pa pagesë 24/7 janë: 112 Qendra Operative Emergjente nga VALA dhe IPKO (pa pagesë), 193 zjarrfikësit, 192 Policia dhe 194 Shërbimi Mjekësor Emergjent.

Paralajmërim i hershëm- Veprim i hershëm, shpëton jetë dhe ambientin e përbashkët për të gjithë. Ju ftojmë dhe presim bashkëpunim të ndërsjellë”, bëhet e ditur mes tjerash.

PARALAJMËRIM PËR ZJARREAgjencia e Menaxhimit Emergjent / Ministria e Punëve të Brendshme iu drejtohet qytetarëve për…

Posted by Agjencia e Menaxhimit Emergjent on Tuesday, July 18, 2023

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky