Agjencia Zhurnal.mk.

Temperaturat e larta rrisin numrin e të sëmurëve

Shkup, 2 gusht – Me rritjen e temperaturave është rritur edhe fluksi i të sëmurëve. Mjekja Ferihane Bajrami thotë se kohëve të fundit kanë trajtuar pacientë me temperaturë të lartë, që tek disa pacientë ka zgjatur deri më 5 ditë, si dhe pacientë me barkqitje dhe të vjella.

“Zakonisht lajmërohen në repartin tonë me temperaturë të lartë  deri në 40 gradë Celsius dhe simptome të ndryshme. Disa i kemi edhe me anginë lagunare te të cilët  zgjat temperatura deri në 5 ditë, ndërsa te disa kemi edhe të sëmurë me pastro intensinale, siç janë barkqitjet,vjelljet etj..”, – deklaroi mjekja, Ferihane Bajrami.

Bajrami thekson se ndihmë mjekësore kërkojnë mosha të ndryshme dhe prej analizave të bëra  nuk është  shqetësuese gjendja e pacientëve.

“Prej analizave që i kemi bërë te pacientët tanë, zakonisht janë me vlera normale të markerëve inflamatorë, kështu që trajtimi i tyre është zakonisht rehidrim paraentralo dhe oral, varësisht prej gjendjes klinike, probiotik, antipiretik dhe elektrolite. Mosha zakonisht është e larmishme, kemi pacientë edhe në moshë të re, prej 3 muajsh deri në 10 vite.”, – theksoi mjekja, Ferihane Bajrami.

Mjekja Bajrami rekomandon që të shmangemi nga të sëmurët, marrja e lëngjeve në sasi më të madhe, vitaminave, qëndrimi në ambiente të pastra dhe  më të freskëta, si dhe evitimi në ambientet e jashtme nga ora 11 deri në 16. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky